Protesta e opozitës, Andoni: Manifestim i Berishës për të treguar se e ka ai PD-në

Protesta e opozitës, Andoni: Manifestim i Berishës për të treguar se e ka ai PD-në

Gazetari Ben Andoni e sheh protestën e sotme si një manifestim të përdorur nga Sali Berisha për të treguar se e ka ai Partinë Demokratike. Në studion e lajmeve përmes Skype-it, Andoni tha se objektivi i protestës u zbeh rrugës dhe përfundimisht nuk iu dha përgjigje shqetësimeve të shqiptarëve.  

Sot zoti Berisha e përdori si manifestim për të treguar se ai është PD. Sot foli pak edhe si kryeministër i ardhshëm, sepse në fund artikuloi indikacione ekonomike, që nuk kanë shumë lidhje me buxhetin që ka shteti ynë.

Me çfarë pashë, zoti Berisha sot e mblodhi energjinë e njerëzve por nuk u dha përgjigje shqetësimeve të tyre. Një protestë duhet të ketë një objektiv të qartë. Pjesëmarrja ishte e mirë. Nuk mund të ishin dot 100 mijë veta, por ne e dimë se numrat që thonë politikanët janë gjithmonë të hiperbolizuar.

Zoti Berisha dhe njerëzit e tij nëse në një moment do të ishte në interesin e tyre, edhe sot nuk u artikuluan problemet e vërteta të njerëzve. Ne problemin më të madh e kemi mënyrën si qeverisemi dhe nuk kemi alternativa.

Një njeri që nuk bashkon dot partinë e vet shkon te PS për t’i thënë “bëje kështu partinë”. Mesa shikoj ka akoma militantë që i ndjekin mbrapa, dhe kanë akoma shpresë. Por kjo shpresë mbetet shpresë e aeroporteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy