“Illyrian Guard”, PD: Policia politike që Rama do të përdorë në zgjedhje

“Illyrian Guard”, PD: Policia politike që Rama do të përdorë në zgjedhje

Partia Demokratike denoncoi përdorimin politik që sipas saj po bëhet nga Qeveria me shoqërinë shtetërore “Illyrian Guard”.

E ngritur me qëllim ruajtjen e objekteve shtetërore, demokratët besojnë ajo po kthehet në një polici politike.

Kjo skemë është ideuar për t’i ardhur në shërbim një qëllimi shumë më madhor dhe jetik për kryeministrin e PPP-ve, ortakun e krimit të organizuar, autorin e kanabizimit të vendit, rrënuesit të ekonomisë dhe zbrazjes së vendit: krijimi i një policie politike, e cila më shumë se kurdo, do t’i duhet dhe do të përpiqet t’i vijë në ndihmë në zgjedhjet e ardhshme”.

Shoqëria “Illyrian Guard” u krijua me një Vendim të Këshillit të Ministrave në prill 2019, me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit në ruajtjen e objekteve shtetërore dhe uljen e kostos për këtë shërbim që ofrohej nga të ashtuquajturat polici private.

Sipas Partisë Demokratike, vetëm për një periudhë 1-vjeçare, kjo shoqëri ka përfituar nga buxheti i shtetit rreth 4 milionë dollarë. Aktualisht ajo ka 500 punonjës për shërbimin e ruajtjes dhe 72 punonjës së administratës së saj, numër i cili është projektuar të rritet, pohojnë demokratët.

Kjo strukturë e politizuar si e gjithë administrata, e korruptuar deri në palcë si vetë qeveria është shembulli më i mirë se si ka funksionuar e funksionon kjo qeverisje! Kjo polici private, ku vetëm bëhen tenderë e merren para korrupsioni për t’u futur në punë, është një cenim dhe për sigurinë shtetërore!”

Partia Demokratike garanton se kushdo që ka ideuar, krijuar e zbatuar struktura të tilla, do të vendoset para ligjit!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy