Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në SPAK në kuadër të masës së sigurimit “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij.
Jashtë dyerve të SPAK, ai hodhi akuza ndaj gjyqtares Irena Gjoka ku e cilësoi atë si këshilltare të Ergys Agasi.
Jo, këtu jo. Për të tjera u garantoj se në seli, në konferencë shtypi, unë u përgjigjem çdo pyetje. Kurse këtu do ta ruaj këtë profil sepse kjo që ndodh është një gjë e pakonceptueshme se si një gjykatëse, e quajtur gjykatëse, një delinkuente par excellence, arrin t’i bëjë kukumalen një shteti të tërë. Kjo është. Sepse i tillë është shteti i inkriminuar. Nuk ndodh kund në botë kjo, nuk mund të ndodhë. A mund të pyesni veten si ka mundësi që çdo gjykim për opozitën i bie Irenës me 5 mbiemra? U kërkoj ju ta bëni këtë pyetje për t’u treguar shqiptarëve se çfarë falsiteti është shorti i tyre, se këta gjasme i zgjedhin me short. Këta janë manipulatorë të turpshëm, të paskrupullt dhe procedurën e shortit e manipulojnë, për çdo opozitar është vetëm Irena Gjoka. Dhe Irena Gjoka është këshilltarja e Gys Agasit.
Po ashtu Berisha u ndal dhe te protesta e së shtunës, kur sqaroi se ato janë dhe do të jenë gjithmonë paqësore.
Protestat tonë janë paqësore, do të jenë paqësore. Kjo është zgjidhje, jo imponim, Janë përdorur mjetet piroteknike, që ju i quani bomba molotiv, por nuk ka një njeri të plagosur prej tyre. Nuk ka asnjë polici të plagosur. Ka njerëz të qëlluar në kokë me plumb gome.



