
I pyetur në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, nëse Presidenti Ilir Meta, ka frikë nga drejtësia, Meta u përgjigj se nuk ndjehet fare i frikësuar nga çfarëdo drejtësie, të cilën ai e quajti të kapur nga Rama.
Lidhur me këtë Meta, tha se Rama ka frikratë dhe ankthet e tij nga drejtësia që e ka kapur vet dhe tani do të çlirohet vetë.
Nuk ndjehem i frikësuar nga asnjë hetim i SPAK. Rama ka frikërat dhe ankthet e tij nga drejtësia e vet dhe tani do të çlirohet vetë. Zero shqetësim nga drejtësia e Edi Rames. Dy armët e mia me te forta janë transparenca dhe e vërteta.
Kërkon ti transferojë te të tjerët për tu çliruar. Ka shumë shokë që i ka bërë bedelë. Ata janë cironka. Asgjë nuk bëhet pa vullnetin e KM dhe Sekretarit të Përgjithshëm. Sidomos ato akte që janë kundërshtuar nga ministra të caktuar. Ai ka hallet e veta. Ka 10 vjet që qeveris, nuk ka me kë të ndajë fajin. Thotë mos shikoni çfarë po bëj unë hatanë, por çfarë kanë bërë Berisha, pellazgët, Ilirët, etj.
Sa i takon raportit të Metës me drejtësinë. Ka qenë raport i hapur, i drejtpërdrejtë dhe i ndershëm. Nuk i jam shmangur asnjëherë drejtësisë. Edhe kur drejtësia është sjellë në mënyrë të padrejtë, unë e kam fituar betejën.
Meta tha se nuk ka patur frikë as në vitet 90' kur e kërcënonin se do ta burgosnin.
Unë kam frikë nga e vërteta dhe nga ligji, nuk mund të kem frikë nga abuzimi i pushtetit dhe nga marionetat e pushtetit. Kur nuk kisha frikë në 92-93, që më kërcënonin çdo javë, thoshin do të fusim në burg.
Ky thotë të përgjigje Meta? Nëse ka një gjë për 2 vjet e gjysmë që ka qenë kryeministër, janë fasadat e Edi Ramës te ministria e kulturës kur unë isha kryeministër.



