Kryemadhi: Shumë arsye pse nuk ndalen pagesat ndaj inceneratorëve, me vitin e ri do të hapen të gjitha letrat

Kryemadhi: Shumë arsye pse nuk ndalen pagesat ndaj inceneratorëve, me vitin e ri do të hapen të gjitha letrat

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi reagoi sot pas konferencës së fundvitit për shtyp të kryeministrit Edi Rama.

Në një reagim për çështjen e inceneratorëve që po hetohet nga SPAK, Kryemadhi theksoi se, ka shumë arsye pse Qeveria nuk i ndalon pagesat ndaj inceneratorëve.

Kryemadhi u shpreh se, me vitin e ri do të hapen të gjitha letrat.

“Të dashur gazetarë, shumë shpejt nuk do të jetë e nevojshme të lodheni më me pyetje apo dyshime, që ngelen pa përgjigje. Ka shumë arsye pse Qeveria nuk i ndalon pagesat ndaj inceneratorëve. Me vitin e ri do të hapen të gjitha letrat dhe shumë shpejt, e vërteta e megaaferës kriminale qeveritare, do të triumfojë mbi propagandën e sforcuar”, u shpreh Kryemadhi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy