Kriza energjitike, Ahmetaj: Do mbrojmë biznesin e vogël dhe familjarët

Kriza energjitike, Ahmetaj: Do mbrojmë biznesin e vogël dhe familjarët

Qeveria shqiptare ka nënshkruar një marrëveshje me drejtoreshën Rajonale të ADF, për Euro Azinë, Cecile Couprie, sa i përket energjetikës.

Në këtë takim, qeveria shqiptare përfaqësohej nga zv. kryeministri Arben Ahmetaj dhe ministrja e Financave Dalina Ibrahimaj. Ahmetaj, theksoi se ky fond zhvillimi francez do të akordojë për Shqipërinë 60 mln euro, që do të përdoren për rikonstruksionin e Ujësjellësit të Durrësit.

Ai tha se që kur kjo agjenci ka zyrtarizuar aktivitetin në Tiranë kanë avancuar me 3 projekte. Duke theksuar se kriza energjetike është në fokusin e të gjitha vendeve, Ahmetaj tha se energjia e rinovueshme që prodhojmë ne nuk mjafton.

Me agjencinë franceze kemi nisur që prej vitit të kaluar një bashkëpunim intensiv. Nga qershori 2020, kemi avancuar së bashku tre projekte të rëndësishme dy prej të cilave janë shuma buxhetaore prej disa miliona eurosh.

Projekti që jemi më familjar është në kuadër të rindërtimit. Ju më keni dëgjuar shpesh t’i referohem ndihmës franceze, që akordon 60 mln euro për rikonstruktimin e rrjetit të ujësjellësit në Durrës. Marrëveshja që nënshkruam sot vjen në një moment të rëndësishëm, sepse të gjitha vendet ndodhen në krizë energjetike. Shqipëria disponon një potencial të lartë të burimeve të rinovueshme.

Ne kemi marrë vendim që biznesin e vogël ta mbështesim. Shumë vende nuk ia kanë dalë ta bëjnë këtë. Ne kemi marrë zotim të kemi fuqi furnizimi, të mbrojmë biznesin e vogël dhe familjarët pa ia rritur çmimet. Kjo është bërë e mundur për shkak të vëmendjes së kësaj qeverie, për shkak të punës së kompanive. Mbështetja e donatorëve kanë bërë që ta rikthejmë në vitalitet sektorin e energjisë dhe të ruajmë të pa ndryshuar dhe të mbrojtura çmimet e familjarëve dhe biznesit të vogël.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy