Brukseli konfirmon: Liberalizimi nuk vlen për serbët që nuk posedojnë pasaporta kosovare

Brukseli konfirmon: Liberalizimi nuk vlen për serbët që nuk posedojnë pasaporta kosovare

Liberalizimi i vizave ka hyrë në fuqi për banorët e Kosovës, por kjo sipas BE-së nuk vlen për poseduesit e pasaportave të lëshuara nga Departamenti i Koordinimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë.

Nga Brukseli është konfirmuar se Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së duhet të pajtohen për një vendim të tillë dhe se procedura është në vazhdim e sipër, shkruan kosovaonline, transmeton klankosova.

”Kur merr “dritën jeshile”, propozimi i dërgohet Grupit të Punës për Vizat, pas së cilës kërkohet konfirmimi edhe në Parlamentin Europian dhe hapi i fundit i procesit është miratimi në takim ministror”, thuhet mes tjerash.

Komisioni Evropian më parë ka paraqitur një propozim për heqjen e vizave për qytetarët që kanë pasaporta të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, por çështja mbetet ende në proces.

Pas propozimit të Komisionit Evropian për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave serbe që jetojnë në Kosovë, Prishtina zyrtare i kërkoi BE-së që ta rishqyrtojë atë propozim.

Qeveria e Kosovës ka hedhur poshtë pohimet se serbët nuk do të përfshiheshin në liberalizimin e vizave pasi ata, me procedurë të përshpejtuar dhe të thjeshtëzuar, mund të pajisen me pasaporta të Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy