Meta: Hapja graduale e kufijve dhe lehtësimi i masave do t'i japin frymëmarrje ekonomisë

Meta: Hapja graduale e kufijve dhe lehtësimi i masave do t'i japin frymëmarrje ekonomisë

Presidenti i vendit Ilir Meta zhvilloi sot një takim pune me Ambasadorët e Greqisë, Kosovës, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Sllovenisë.

Meta dhe Ambasadorët  shkëmbyen informacione dhe mendime në lidhje me situatën e pandemisë COVID-19 në secilin vend.

Në këtë takim u vlerësua se masat e ndërmarra nga vendet treguan efikasitet dhe së bashku duhet tashmë të koordinohen veprimet për të hyrë në një fazë të re të zbutjes të masave kufizuese.

Sipas presidentit, një hapje graduale dhe e kujdesshme e kufijve, si dhe lehtësimi i masave shtrënguese do t’i jepnin frymëmarrje dhe impuls ekonomisë në përgjithësi dhe turizmit në veçanti, si një degë e rëndësishme e ekonomisë së vendeve të rajonit.

Gjithashtu u vlerësua edhe mbështetja reciproke në këtë periudhë pandemie, si dhe u shpreh mirënjohja për solidaritetin dhe asistencën e Bashkimit Europian për të gjitha vendet për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy