Kim: Gjykata Kushtetuese do jetë gati deri më 31 dhjetor

Kim: Gjykata Kushtetuese do jetë gati deri më 31 dhjetor

Ambasadorja e Amerikës në Shqipëri Yuri Kim thotë se nuk sheh arsye që Gjykata Kushtëtuese të mos jetë gati deri me 31 dhjetor të këtij viti. Ajo kujdeset të nënvizojë se reforma në drejtësi është diçka që i shërben një qëllimi më të madh dhe në këtë drejtim po ecet siç duhet.

Konkretisht për VOA-n sa i përket Gjykatës Kushtetuese Kim është shprehur:

“31 dhjetori mund të duket pak rastësor por ka kohë që ecet drejt kësaj dhe më duhet të them që kur ne, nga pikëpamja e ekspertëve, shohim rregullat, kërkesat, opinionet e Komisionit të Venecias, janë dy të tilla në pak muajt e fundit, kur shohim kushtetutën, kushtetutën tuaj pra, standardet ndërkombëtare, kërkesat e BE dhe pritshmëritë tona, nuk ka arsye praktike që të mos jetë e mundur të kemi një Gjykatë Kushtetuese funksionale deri më 31 dhjetor.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy