Deputeti Tritan Shehu ka komentuar Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike të mbledhur nga ish-kryeministri Sali Berisha ditën e djeshme.
Deputeti Shehu teksa falënderon të gjithë ata që iu bashkuan dje Kuvendit të Berishës, shprehet se PD dha dje një leksion të shkëlqyer të demokracisë e forcës së saj.
Ndër të tjera ai shprehet se vetëm të bashkuar do të arrijnë jo vetëm të rindërtojnë atë opozitë, që Shqipërisë që sipas tij më shumë se kurrë i nevojitet sot, por dhe do të realizojnë jo larg “përmbysjen” e madhe për të çliruar e vendosur vendin në “shinat” e zhvillimit dhe integrimit.
PD dje dha një leksion të shkëlqyer të demokracisë e forcës së saj. Bravo PD! Bravo dhe Qarku i Gjirokastrës si pjesëtar aktiv i kësaj lëvizje prej fillimit të saj! Një falënderim ndaj të gjithë delegatëve, të ftuarve, të gjithë atyre që u bënë “mekanizmat” e lëvizjes së këtij Kuvendi, që prej atyre “foltoreve” gjithë përfshirëse e shpërthyese.
Pa asnjë dyshim kështu të bashkuar ne do të arrijmë jo vetëm të rindërtojmë atë opozitë, që Shqipërisë më shumë se kurrë i nevojitet sot, por dhe do të realizojmë jo larg “përmbysjen” e madhe për të çliruar e vendosur vendin në “shinat” e zhvillimit dhe integrimit.



