Mbyllja e tre kapitujve të parë/ Muçaj: Përmbushet faza teknike dhe shënohet një piketë e rëndësishme për integrimin

Mbyllja e tre kapitujve të parë/ Muçaj: Përmbushet faza teknike dhe shënohet një piketë e rëndësishme për integrimin

Shqipëria pritet të mbyllë këtë të martë tre kapitujt e parë të negociatave me Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së IX Ndërqeveritare. Bëhet fjalë për Kapitullin 25 "Shkenca dhe Kërkimi", Kapitullin 26 "Arsimi dhe Kultura" dhe Kapitullin 30 "Marrëdhëniet me Jashtë".

 

Ekspertja e integrimit Ermelinda Muçaj, për edicionin e lajmeve në MCN tv, e cilësoi këtë një moment të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit, duke theksuar se mbyllja e këtyre kapitujve dëshmon përmbushjen e të gjitha kritereve teknike të vendosura nga Bashkimi Evropian.

 

Sot shënohet një moment i veçantë, pasi pas hapjes së grupkapitujve, Shqipëria kalon në fazën e mbylljes së tre kapitujve të parë të negociatave, konkretisht kapitujve 25, 26 dhe 30, që lidhen me shkencën dhe kërkimin, arsimin dhe kulturën, si edhe marrëdhëniet me jashtë. 

 

Sipas saj, fakti që Shqipëria ka arritur në këtë fazë tregon se të gjitha piketat përmbyllëse për këta kapituj janë përmbushur me sukses.

 

Kjo do të thotë se pjesa teknike është përmbushur. 

ë gjitha kriteret dhe piketat e vendosura për këta tre kapituj janë realizuar nga pala shqiptare, ndërsa Konferenca Ndërqeveritare shërben për formalizimin e mbylljes së tyre. 

 

Procesi i negociatave ka edhe një dimension të rëndësishëm politik.

 

Përveç aspektit teknik, ky është edhe një sinjal politik dhe një dritë jeshile për ecurinë e mëtejshme të negociatave. 

Është një piketë e rëndësishme në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. 

 

Kapitulli 25 dhe Kapitulli 26 janë tradicionalisht ndër kapitujt që mbyllen të parët në procesin e zgjerimit të BE-së, pasi nuk kërkojnë një përafrim të gjerë legjislativ, ndryshe nga kapitujt që lidhen me ekonominë, drejtësinë apo tregun e brendshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy