
Para pak minutash ish-kryeministri Sali Berisha iu drejtua me fjalë të ashpra kryeministrit Edi Rama edhe pse ky i fundit ishte larguar tashmë nga seanca plenare pas debatit që u krijua.
Berisha iu refereua Ramës si një bastard i bllokmenëve hoxhist dhe shtoi se denoncon bordet që vendosin çmimet pasi po i pijnë gjakun shqiptarëve.
Prej kohësh në këtë parlament, janë denoncuar bordet si institucionet të së shkuarës tonë komuniste dhe sot një bastard i bllokmenëve hoxhist e konfirmoi se ka gjetur shpëtimin e shqiptarëve, unë e denoncoj këtë platformë si shushunja që po i pijnë gjakun, po I nxijnë jetën, po i fusin në depresion shqiptarët me cmimet stratosferike, për të mbrojtur qeverinë dhe oligarkët.
Ai që ia mbathi, dhe zonja që bëhet parzmore e tij, tha se po bën heroizëm me energjinë. Po ky vend nuk prodhon asnjë kiloëat as nga nafta as nga gazi. Në dallim nga maqedonia ky vend prodhon 1 mln ton naftë në vit, kurse nafta këtu është në cmimet më të larta dhe energjia është paproporcion në cmimet më të larta në europë. Deklarohet se biznesin e vogël e kemi me zero taksa, kur energjia elektrike sot I merret dy herë më shumë. Ky zotëri ka humbur cdo sens realiteti, duket se shërben si narkotik që të shkëput nga bota përreth. Shkon në Ohër, shkelmon mbi jetën e 12 mijë shqiptarëve në kosovë, ky padroni i jetës së tyre. Po c të drejtë ka ky të flasë në emër të të vdekurve në Kosovë? Cfarë agresioni ka kryer kosova? Ky bën gjithcka si skllav i Vucicit. Mirë ai që s’ka ndjeshmëri se është arkitekt i genocidit, po ky cfarë ka? Pse I kërkon Kosovës të mbështes Ballkanin e Hapur, kush e ka harruar Samitin e Novisadit, që nuk e përfshinte Kosovën?
Ditën e sotme në Kuvend u zhvillua një debat pasi Sali Berisha kërkoi fjalën, por kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, nuk ia dha.
Sali Berisha: Akti i turpshëm nuk i hiqet parlamentit fjala
Rama: Si nuk të vjen turp o 'Non Grata' po ulu aty. Je i padëshiruar ulu, je i padëshiruar
Rama- Berishës: Nuk ka procedurë për ty personalisht jo për Kuvendin. Nuk procedurë për Non Grata, je i padëshiruar



