
Edhe Tirana zyrtare e ka përshëndetur votimin e ndryshimëve Kushtetuese që i japin zyrtarisht emrin Maqedonia Veriore.
Ministri në detyrë i Jashtëm, Ditmir Bushati thotë se vota përfundimtare e Kuvendit është një demonstrim i qartë i shtyrjes së bllokut të shteteve për të çrrënjosur rrugën drejt NATO dhe BE.
Përmes një postimi në Twitter, Bushati thotë se kontributi i partive politike shqiptare edhe njëherë u dëshmua si faktor vendimtar.
“Vota finale e marrëveshjes se Prespës ne Parlamentin e Maqedonise është demostrim i qartë i aftësisë politike për të zhbllokuar rrugën drejt NATO-s dhe BE. Kontributi i faktorit politik shqiptar provoi sërish që është faktor vendimtar. Urime!”- shkruan Bushati.
Ky votim u përshëndet edhe nga kreu i PD, Lulzim Basha. Kryedemokrati në një mesazh në "Twtter" e ka quajtur votimin e sotëm një hap historik për konsolidimin e rajonit.
“Përshëndes votimin e ndryshimeve kushtetuese nga Parlamenti i Maqedonisë Veriore. Ky akt i përgjegjshmërisë së lartë politike është një hap historik për konsolidimin e rajonit si pjesë e familjes Euroatlantike që forcon paqen, sigurinë dhe vlerat demokratike”, shkruan Basha në një shënim në Twitter.



