Protesta e opozitës, Çipa: Proces politik, duhet rezultati dhe produkti

Protesta e opozitës, Çipa: Proces politik, duhet rezultati dhe produkti

Nga studio e MCN Live kreu i unionit të gazetarëve Aleksandër Çipa duke komentuar për protestën e paralajmëruar nga opozita ditën e nesërme deklaroi se nevojitet një proces politik, një protestë masive.

Ai tha se ne duhet të kuptojmë se me çfarë proteste kemi të bëjmë sepse në fund na duhet një rezultat dhe produkt i saj.

Shpesh ndodh që sa herë paralajmërohet një protestë politike krijohet një dilemë publike sikur çfarë do të ndodhë. Kjo është mendësi e shkollës populiste. Ne duhet të na lind pyetja a do të shkaktojë një proces politik kjo protestë? Ne duhet të kuptojmë, që kemi të bëjmë me një protestë disa orëshe, do kemi të bëjmë me një protestë që do okupojë në grevë, apo me një protestë që do bashkëshoqërohet me disa kërkesa, pra të gjitha këto janë pjesë e një detyrimi zbardhës nga drejtuesit e opozitës. Nëse këto nuk ndodhin atëherë rëndom do ndodhin ato që kanë ndodhur gjithmonë. Në atë çka mendoj ka aspekte që janë lehtësisht të shfrytëzueshme nga organizuesit e protestës. Sot janë akumuluar pakënaqësitë sociale, por duhet të dimë nëse kjo protesta ka një program politik, sepse në fund duhet rezultati dhe produkti nga politika.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy