Kola: Politika shqiptare e “krimbur” në korrupsion, duhen shkundur xhepat e politikanëve

Kola: Politika shqiptare e “krimbur” në korrupsion, duhen shkundur xhepat e politikanëve

Nga studio e emisionit “Arnautistan” në MCN TV, analisti Vehap Kola akuzoi politikën shqiptare si të “krimbur” në korrupsion. Sipas tij nëse do të kishte vullnet politik korrupsioni do të kapej dhe për këtë siç u shpreh Kola mjafton të shohim në fshatrat rezidencialë ku banohet në vila 1-3 milionë euroshe. Kola tha se është kundër një “dore të hekurt”, por thekson se duhen shkundur xhepat e politikanëve.

“Shteti e kap lepurin me qerre. Nëse do kishte vullnet politik do kapeshin të gjitha. Nëse flasim për rikthimin e të gjitha dëmeve që ata kanë shkaktuar, pasurisë që kanë përfituar dhe rikthimin e tyre në buxhetin e shtetit është e vështirë. Nuk vihet drejtësi 100%. Jeta e tyre luksoze është këtu afër nesh, në fshatrat rezidencialë ku banojnë në vila 1 milionë euroshe apo 3 milionë, në bregdet në zona rezidenciale po ashtu dhe në zonat më të shtrenjta. Mjaftojnë këto indikacione për të thënë që politika shqiptare është shumë e krimbur në korrupsion. Nuk jam për një dorë të hekurt por për një shkundje të xhepave nga i pari tek i fundit”, tha Kola.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy