Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Kuvendit të Shqipërisë për dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë së deputetes Belinda Balluku, aktualisht ministre dhe zv/kryeministre.
Në dokumentin e dërguar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, SPAK kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë nga “ndalim i daljes jashtë shtetit” në masa më të rënda, përfshirë arrestimin.
Vendimi për autorizimin ose jo të arrestimit pritet të merret nga Kuvendi i Shqipërisë.



