Vizita e Blinken/ Kume: SHBA e sheh të rrezikshme tentativën për të ndërhyrë në reformën e drejtësisë

Vizita e Blinken/ Kume: SHBA e sheh të rrezikshme tentativën për të ndërhyrë në reformën e drejtësisë

Gazetari Mariglen Kume në ‘MCN  Live’ ka komentuar vizitën e Blinken në Tiranë për të cilën u shpreh se pritet një qëndrim nga ana e opozitës për këtë vizitë.

Ai tha se SHBA sheh të rrezikshme faktin që po tentohet të ndërhyhet në reformën në drejtësi pasi Shtetet e Bashkuara i besojnë institucioneve të reja të drejtësisë.

Vizita e  Blinken përpos takimeve do të ketë një takim të veçantë me Dumanin dhe kjo është goxha domethënëse dhe sipas informacioneve në SHBA është konsideruar si e rrezikshme ajo që po tentohet të ndërhyhet në reformën në drejtësi. Dhe Escobar ka kërkuar që të bëhet kujdes, ndërsa Majko ka thënë se janë perceptime, këto gjithmonë sipas dyshimeve.

Ndaj vizitës së Blinken pritet dhe një qëndrim nga ana e opozitës. Akuzat e Berishës mund të dëmtojnë vetëm në imazh punën e SPAK dhe fuqi vendimmarrëse nuk ka se është në opozitë. Por ko paketë që po diskutohet në kuvend bëhet fjalë për një paketë që ndërhyn në reformën në drejtësi dhe kjo paketë që ende nuk është qartësuar se çfarë mban kjo shihet si e rrezikshme për institucionet e reja të drejtësisë që SHBA i beson.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy