Topi: SPAK i ngritur dhe mbështetur nga amerikanët, do ta forcojë autoritetin e tij

Topi: SPAK i ngritur dhe mbështetur nga amerikanët, do ta forcojë autoritetin e tij

Ish-presidenti Bamir Topi, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV ka komentuar edhe për punën e SPAK, për të cilin tha se kjo strukturë nuk është krijuar me vullnetin autonom të politikës shqiptare, por u ngrit dhe u mbështet nga amerikanët dhe me kalimin e kohës do të forcojë autoritetin e tij.

“SPAK nuk është krijuar me një vullnet autonom të politikës shqiptare, kështu që nga kjo pikëpamje bie çdo lloj paralelizmi me vende të tjera. U ngrit dhe u mbështet nga amerikanët. Ky është solid dhe me kalimin e kohës do të forcojë autoritetin e tij.

Është institucion i ri dhe pritshmëritë janë shumë të mëdha. Për një episod nga më të thjeshtët thuhet: Do të të denoncoj në SPAK

SPAK ka edhe kufizimet e veta në organikë. Është ngritur për të hetuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, por procesi hetimor është i gjatë dhe profesional. Koha do ta tregojë. Nuk mund të paragjykoj punën  e tyre nëse do të jenë objektivë dhe pa influenca politike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy