Topalli: Berishën e shoh të shqetësuar, i vetmi pa ndjesi njerëzore në PD është Basha

Topalli: Berishën e shoh të shqetësuar, i vetmi pa ndjesi njerëzore në PD është Basha

Deputetja e PD, Jozefina Topalli, tha se e sheh ish-kryeministrin Sali Berisha të shqetësuar në deklaratën e tij të sotme gjatë votimit për kryesinë e Partisë Demokratike, ku kandidojnë Lulzim Basha dhe Eduart Selami.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24, Topalli tha se i vetmi që ka vënë maskë dhe që s’ka asnjë ndjesi njerëzi është kryetari i PD, Lulzim Basha, shkruan BalkanWeb.

“Unë e shoh të shqetësuar zotin Berisha, ai shprehte shqetësim në deklaratën e tij. Ata që e kanë drejtuar partinë, që e kanë ringritur nga hiri kur është rrëzuar, por dhe çdo demokrat që ka besuar, e dinë ç’do të thotë se si përfundoi parti në këtë katastrofë. I vetmi njeri që ka një maskë, dhe nuk ka asnjë ndjesi njerëzore, është z. Basha. Si nuk arriti në 4 vite të bënte zgjedhjet në PD,” tha Topalli.

Ajo gjithashtu krahason me kohën kur Berisha dha dorëheqjen 4 vitë më parë me 230 mijë vota më shumë pas dy mandatesh qeverisjeje.

“Kur kishte 230 mijë vota më shumë se Basha pas 2 mandatesh qeverisjeje. Nuk është çështje e një dispozite të një statusi, se ato që supozohen të jenë kryetarë partish, pritet të jenë njerëz të përgjegjshëm e seriozë, dhe jo të çosh partinë në 30% vota më pak. Por kur ndodh që pas një katastrofe ku çoi partinë, e thotë që s’jap dorëheqjen, ky është alarm, se mban peng një parti, që po kthehet nga Basha në një biznes familjar. Ai gërryu të gjithë moralin, standartin e PD. Është krizë ekzistenciale. Situatë dramatike, sikur mos të mjaftonte humbja, tani kemi dhe situatën se si trajtohet humbja. Berisha me 230 mijë vota më shumë dha dorëheqjen pas 2 mandatesh, Basha në opozitë, me -230 mijë vota nuk jep dorëheqjen,” tha Topalli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy