Bardhi i përgjigjet Berishës: Imponimi ndaj grupit parlamentar, i papranueshëm

Bardhi i përgjigjet Berishës: Imponimi ndaj grupit parlamentar, i papranueshëm

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagon ndaj deklaratës së Sali Berishës, i cili njoftoi se do të marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar.

Me anë të një mesazhi në Twitter, Bardhi shkruan se një parti ku nuk respektohet vullneti, qëndrimi dhe vlerësimi i grupit parlamentar është parti personale, por jo demokratike.

Askush nuk duhet ti imponohet apo injorojë mendimin e grupit parlamentar, kjo është përdhosje e dinjitetit të çdo deputeti. Deputetët duhet të kenë të drejtë pa asnjë kompleks apo presion të bëjnë vlerësimin e tyre nëse një person i shpallur ‘non grata’ nga SHBA duhet apo jo të jetë pjesë e grupit. Deri atëherë askush nuk mund të imponohet. Çdo sjellje tjetër që i imponohet me kokëfortësi grupit parlamentar, pa pyet dhe duke e injoruar atë, është e papranueshme dhe jo demokratike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy