Përfundon Kuvendi Kombëtar i PD-së/ Rithemelimi: Numërimi nis pas orës 20:30

Përfundon Kuvendi Kombëtar i PD-së/ Rithemelimi: Numërimi nis pas orës 20:30

Pas më shumë se shtatë orëve ka përfunduar Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i thirrur nga ish-lideri i saj, Sali Berisha.

Kutitë në të cilat hodhën votata anëtarët e PD-së për 150 emrat nga 420 kandidatë për Këshillin Kombëtar u dërguan në selinë blu nga ku do të bëhet edhe numërimi.

Sipas Komisionin Qendror të Numërimit të Kuvendit Kombëtar të PD,  Procesi i numërimit fillon në orën 20.30.

Komisioni Qendror i Numërimit të Kuvendit Kombëtar të PD njofton që për shkak se procesi i votimit sapo ka përfunduar, dhe një pjesë e komisionarëve në Komisionet e numërimit kanë agjeruar e kanë iftar, procesi i numërimit fillon në orën 20.30.

Ftojmë mediat dhe cdo kandidat të interesuar të ndjekin në hollin e katit të dytë të PD procesin e numërimit.

Në Kuvendin e sotëm u miratuan gjithashtu ndryshimet statutore, si dhe ka caktuar 22 majin si datën kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së.

Sipas kryetarit të komisionit në detyrë, Belind Këlliçi,deri në momentin kur do të zgjidhet kryesia e PD-së, drejtimin do ta mbajë Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit.

Nga 1 mijë e 838 delegatë në total, në Kuvendin e kësaj dite kanë marrë pjesë 1 mijë e 425.

Në Kuvend mungoi shumica dërrmuese e deputetëve të Partisë Demokratike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy