
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi Dritan Abazoviç, i pranishëm për ministerialin e ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit në Tiranë, foli me fjalë të ashpra në drejtim të ndërkombëtarëve sa i takon qëndrimit për situatën në veri të Kosovës.
Ai tha se politika e ndërkombëtarëve nuk ka qenë shumë efikase në rajon, ndërsa theksoi se hetimi që do të realizohet do të tregojë të vërtetën.
Sipas tij, ka pasur paralajmërime nga ana e Kosovës për sulme atje, prandaj ndërkombëtarët duhet të mbajnë qëndrimin e vet.
Mali i Zi ka një politikë paqësore dhe mendoj se qeveria jonë dhe shteti jonë, ka krijuar një model që si mundet që kombësi të ndryshme të jetojnë në harmoni. Hetimi që do të realizohet do të tregojë të vërtetën. Është e papranueshme kjo që ka ndodhur në veriun e Kosovës. Mali i Zi përkrah atë që ka thënë BE dhe Nato.
Serbia zyrtare të hetohet. E pres edhe nga ndërkombëtarët, autoritetet e Kosovës por edhe nga Serbia. Ndërkombëtarët nuk duhet të lajnë duart. Ka pasur paralajmërime nga ana e Kosovës se atje ka shumë kriminel. Edhe ndërkombëtarët duhet të mbajnë qëndrimin e vet. Politika ndërkombëtare nuk ishte efikase në rajon.



