“Paga minimale do të jetë 500 euro duke filluar nga janari i vitit 2026.” Kështu tha Kryeministri Edi Rama duke prezantuar programin e Partisë Socialiste.
Ai shtoi se në Shqipërinë e vitit 2030 paga mesatare do të jetë të paktën 1200 euro.
Në vitin 2013 paga mesatare ishte 322 euro në vitin 2013, viti 2024 u mbyll me pagën mesatare 1000 euro, në Shqipërinë e 2030 do të jetë të paktën 1200 euro.
Paga minimale ishte 175 euro, shkoi 400 euro në 2024, ndërsa në janar të vitit 2026 me një vendim që do të merret, paga do të jetë 500 euro.
Mësuesit do të kenë një pagë mesatare 1250 euro. Tekste falas nuk kishte kur morëm mandatin, sot prej vitesh 238 mijë nxënës i marrin falas.



