Sanksionet e SHBA për zyrtarët e Ballkanit, kush meriton të jetë në listë sipas Nanos

Sanksionet e SHBA për zyrtarët e Ballkanit, kush meriton të jetë në listë sipas Nanos

Analisti Mustafa Nano foli sot në studion e lajmeve të MCN TV edhe për urdhrin ekzekutiv të presidentit të SHBA-ve Joe Biden për zyrtarët dhe ish-zyrtarët që kanë ndikuar në destabilizimin e demokracive të Ballkanit.

I pyetur për emra konkretë se cilët zyrtarë meritojnë të jenë në listën që do të përballet me sanksione, Nano tha se në këtë listë ka parasysh zyrtarët si ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç. Nga kjo listë sipas tij përjashtohen ata që janë në pushtet si Rama apo Vuçiç.

“Besoj që në këtë listë do përfshihen disa njerëz që kanë pasur rol në Ballkan, kam parasysh Berishën Gjukanoviçin që ka bërë ditën e bardhë të zezë dhe ka rol dominant. Besoj që në listë përjashtohen ata që janë në pushtet si Rama apo Vuçiç, do ti kemi për një kohë të gjatë. Ndoshta Rama, Vuçiç apo Zaev do kenë një ikje të stilit demokratik. Do jenë në listë ata që kanë imponuar një stil qeverisje për të korrur përfitime personale”, tha Nano.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy