Berisha: Salianji sot u dënua në një akt shpallje lufte ndaj opozitës nga Rama. Të nisim betejën për ekzistencë!

Berisha: Salianji sot u dënua në një akt shpallje lufte ndaj opozitës nga Rama. Të nisim betejën për ekzistencë!

Fill pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila dënoi me një vit burg deputetin e PD-së, Ervin Salianjin, ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Në daljen e tij të përnatshme para simpatizantëve, Berisha tha se Salianjin e dënuan me 1 vit burg sepse guxoi të përballej dhëmb për dhëmb me klanin më të fuqishëm të drogës të Vlorës, Geron dhe Fatmir Xhafën.

Ai shtoi se Salianji sot u dënua në një akt shpallje lufte ndaj opozitës shqiptare nga Edi Rama me akuzën e kallëzimit të rremë. 

Një përshëndetje dhe solidaritetin më të madh për deputetin Ervin Salianji, të cilin sot Edi Rama, Geron Xhafa, Fatzi Xhafa e dënuan me 1 vit burg sepse guxoi të përballej dhëmb për dhëmb, pa u tutur, me guxim qytetar me krimin, me klanin më të fuqishëm të drogës të Vlorës, Geron dhe Fatmir Xhafën.

Sot, Geron Xhafa, ky trafikant ndërkombëtar droge, i dënuar në Itali, me gjykim në Venezuelë, feston fitoren e tij mbi denoncuesin publik, deputetin e opozitës, Ervin Salianji.

Ervin Salianji sot u dënua në një akt shpallje lufte opozitës shqiptare nga Edi Rama me akuzën e kallëzimit të rremë.

Është rasti i parë në historinë e Shqipërisë që një njeri dënohet për kallëzim të rremë.

Është rasti i parë në historinë e botës që një kallëzim i vërtetë, shpallet kallëzim i rremë.

Ervin Salianji u arrestua sot sepse provoi me zë dhe dokumente se Geroni, ky baron droge, ky kriminel i pashpirt, drejtonte trafiqet nga porti i Vlorës, ndërkohë kur kërkohej për të bërë burgun në Itali për krimet që kishte kryer në këtë vend.

Berisha më tej, bëri thirrje që të nisin betejën për ekzistencën e opozitës, nën thirrjen ‘Ja të vdesim, ja të rrojmë për liri!’.

Goditja me proces politik e Ervin Salianjit është një akt i shëmtuar, një hakmarrje e verbër politike e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës.

Është një kushtrim për çdo opozitar, që konsideron krimin, konsideron drogën si rrezik madhor për qenien e tij, ekzistencën e tij.

Për ligjet, për rendin, Kushtetutën dhe vendin.

Kjo goditje, në serinë e goditjeve të opozitës, të arrestimeve dhe burgosjeve politike, është një kushtrim, është një apel për të gjithë opozitën, të ngrihet në këmbë o sot o kurrë.

Ndaj dhe sonte, u bëj thirrje shqiptarëve kudo që janë, opozitarëve kudo që janë, të ngrihemi dhëmb për dhëmb me këta kriminelë.

Të lëmë mënjanë gjithçka, të nisim betejën për ekzistencën e opozitës, betejën për ekzistencën e ligjit, betejën për fitoren mbi krimin, betejën për përmbysjen e narkokrimit, betejën për Kushtetutën e vendit, betejën për sovranitetin e Shqipërisë.

Betejën për një drejtësi të pavarur.

Betejën kundër mafies të çdo ngjyre, me guxim, me trimëri.

Ja të vdesim, ja të rrojmë për liri.

Demokrate e demokratë, kush ndjehet sot demokrate e demokrat, kush ndjehet sot opozitare e opozitar, t’i bëjë thirrje guximit të tij.

Të dalim në shesh të mejdanit, të përballemi, të fitojmë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy