Shano: Basha ka pasur shumë shanse, është më i përkëdheluri në PD

Shano: Basha ka pasur shumë shanse, është më i përkëdheluri në PD

Dritan Shano tha mbrëmjen e sotme se kreu i PD Lulzim Basha ka pasur shumë shanse në politikë për shkak se sipas tij ka qenë më i përkëdheluri në PD. I ftuar ne emisionin “Arnautistan” në MCN TV, Shano tha se tashmë që Berisha ka shprehur hapur qëndrimin e tij për rikthim në krye të PD, e vetmja mënyrë që PD të ruhet nga Basha është që ai të japë dorëheqjen.

“Basha ka pasur shumë shanse në politikë, është më i përkëdheluri në PD, është berishisti numër një. Sot është në situatën që në këtë përleshje që ka nisur me Berishën, për mendimin tim kur Berisha thotë që do rikthehet në garë për kreun e PD, e vetmja mënyrë që PD të ruhet nga Basha është që ai të japë dorëheqjen. Por mendoj se as Basha nuk do japë dorëheqjen dhe as Berisha nuk do ndalet dhe kjo do japë një shije shumë të keqe. Mendoj se Basha është bërë kryetar për shkak se ata lexuan tek Berisha miratimin dhe tashmë që Berisha i ka hequr prizën ai është jo legjitim”, tha Shano.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy