Rama: Shqipëria e palëkundur kundër antisemitizmit. Do luajmë rolin tonë në Bordin e Paqes

Rama: Shqipëria e palëkundur kundër antisemitizmit. Do luajmë rolin tonë në Bordin e Paqes

Gjatë konferencës së përbashkët për mediat me homologun izraelit Netanjahu, kryeministri Rama theksoi që Shqipëria qëndron në mënyrë të palëkundur kundër antisemitizmit, duke përbërë një kontrast me atë çka ndodhi në pjesë të tjera të Europës, ku antisemitizmi u shndërrua në prani trazuese. 

 

“Edhe pse popullsia shqiptare, me shumicë myslimane, u bashkua me solidaritetin në mbarë botën, me vuajtjen e popullit të thjeshtë palestinez, gjatë luftës në Gaza, shqiptarët nuk u mblodhën në mitingje urrejtjeje kundër Izraelit, e as projektuan zemëratën e tyre për dhimbjen e tmerrshme të popullit palestinez, mbi numrin në rritje të vizitorëve hebrenj në vendin tonë. Kjo përbën një kontrast shumë të theksuar me atë çka për fat të keq ka ndodhur në shumë pjesë të tjera të Evropës, ku antisemitizmi edhe një herë u shndërrua në një prani thellësisht trazuese. Vendi ynë qëndron në mënyrë të palëkundur kundër antisemitizmit, po aq sa qëndron kundër islamofobisë. Ne qartësisht refuzojmë të lejojmë urrejtjen apo diskriminimin të udhëheqë mendimin, veprimet apo marrëdhëniet tona me popuj e vende të tjera”.

Rama tha se Shqipëria është e nderuar të jetë pjesë e Bordit të Paqes dhe do luajë rolin e saj për stabilizimin e Gazës.

 

“Shqipëria është e nderuar që bëhet pjesë e Bordit të Paqes themeluar nga Presidenti Trump dhe e shoh këtë ftesë jo vetëm si njohje, por edhe përgjegjësi morale. Do vazhdojmë të mbështesim të gjitha përpjekjet, përfshirë planin e paqes për Gazën dhe do luajmë rolin tonë brenda forcës sonë për stabilizimin e Gazës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy