Zgjedhjet e 25 prillit/ Delegacioni i OSBE/ODIHR takim me drejtues të KQZ-së

Zgjedhjet e 25 prillit/ Delegacioni i OSBE/ODIHR takim me drejtues të KQZ-së

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe Nënkomisionerja, Lealba Pelinku zhvilluan një takim me delegacionin e Misionit të Vlerësimit të Nevojave të OSBE/ODIHR.

Në takim u diskutua mbi përgatitjen e procesit zgjedhor si përdorimi i teknologjisë, vota e shqiptarëve me banim jashtë vendit, financimi i partive politike, keqpërdorimin e burimeve shtetërore për qëllime elektorale e të tjerë.

Celibashi foli edhe për sfidat me të cilat përballet KQZ-ja lidhur me ngritjen me vonesë të strukturës së re të institucionit dhe presionin mbi punën e institucionit që shkakton koha e kufizuar deri në zgjedhje.

Ndërsa Lealba Pelinku e vuri theksin tek përdorimi i teknologjisë në zgjedhje, identifikimin elektronik dhe masat që janë marrë në këtë drejtim, si një risi dhe sfidë e institucionit në këto zgjedhje.

Delegacioni i OSBE-ODIHR-it u takua edhe me anëtarët e Komisionit Rregullator dhe Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Delegacioni i OSBE/ODIHR bëri me dije se misioni i tyre ishte mbledhja e nevojave dhe jo monitorimi. Pas dy javësh ky delegacion, bazuar në informacionin e mbledhur, do të dalë me një raport publik mbi nevojat për procesin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy