
Avokati Kujtim Cakrani tha në studion e MCN Live se kryeministri Raam është përgjegjësi kryesor për 21 janarin pasi ishte ai që i çoi njerëzit për t’i vrarë.
Sipas Cakranit, nëse SPAK-u dëshiron të zbardhë ngjarjen duhet të thërrasë dhe të pyesin Edi Ramën, Taulant Ballën dhe Saimir Tahirin.
Rama është përgjegjësi kryesor për 21 janarin e 2011. I mblodhi njerëzit atje, i futi atje dhe i çoi njerëzit për t’i vrarë. Ai 21 janar është turpi i shqiptarëve, është turpi i opozitës që sot është në pushtet.
Rama ka bërë thirrje një javë përpara, që do të ketë viktima dhe njerëz që do të vriten. 21 janari 2011 ishte kryengritje e armatosur për të marrë pushtetin me dhunë.
SPAK-u nëse do ta zbardhë të pyesë Ramën, pse nuk e thërret?
Të thërrasë Ramën Ballën, Tahirin. Të thërrasë gjithë opozitën e kohës.



