
Gjashtë dhjetori pritet që të shpallet ditë pushimi për shkollat dhe administratën në Tiranë.
Vendimi pritet që të merret ditën e nesërme dhe shkak është mbajtja e Samitit BE-Ballkani Perëndimor në kryeqytet.
Mësohet se e marta do të jetë pushim për administratën dhe shkollat, teksa Tirana do të ketë dhe kufizim të qarkullimit për shkak të masave të sigurisë.
Më 6 dhjetor liderët europianë dhe të vendeve të Ballkanit do të mblidhen në kryeqytetin shqiptar, për të diskutuar për integrimin e rajonit dhe tema të rëndësishme, duke nisur nga ekonomia, te lufta në Ukrainë etj.
Po të martën, opozita ka paralajmëruar një protestë.



