Kryeministri Edi Rama nga Kuvendi i Shqipërisë tha se pranimi i ftesës për në Bordin e Paqes do të ndryshojë vlerësimin e ndërkombëtarëve për Shipërinë. Sa i takon mungesës në Samitin e Davosit, ai tha se me lejen e presidentit amerikan Donald Trump, zgjodhi të priste vajzën e tij në Vlorë, e cila erdhi në Shqipëri për projektin në ishullin e Sazanit.



