
Në përgjigje të trazirave politike të vazhdueshmenë Shqipëri, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli ka lëshuar sot këtë deklaratë:
"Pavarësisht rekomandimeve të mëparshme nga OSBE-ja, ne jemi dëshmitarë të trazirave politike në rritje në Shqipëri, me zhvillimet e fundit që rrezikojnë kthimin e polemikave politike në një krizë kushtetuese. Gjendja e rëndë e situatës aktuale kërkon që palët politike në Shqipëri të angazhohen në dialog gjithëpërfshirës dhe të ulen në tryezë në mirëbesim. Dialogu duhet të synojë shmangien e një përshkallëzim të dëmshëm të krizës dhe evidenrimin e shqetësimeve të ligjshme të popullit.
"Ndërsa Shqipëria përgatitet të kryesojë OSBE-në në vitin 2020 dhe pret një vendim nga Bashkimi Evropian, i cili është i rëndësishëm për Shqipërinë është e domosdoshme që të gjitha palët e interesuara të respektojnë përgjegjësitë e tyre, të cilat janë të rëndësishme për qëllimet strategjike të Shqipërisë të mazhorancës së shoqërisë shqiptare ."
Presidenti Tsereteli shtoi se kuadri ligjor shqiptar duhet të mbështetet dhe të respektohet nga udhëheqësit politikë. PA mbetet i bindur se me vullnetin e nevojshëm politik, aktorët politikë shqiptarë i kanë të gjitha aftësitë për ta çuar vendin përpara dhe për të ofruar anën më të mirë të Shqipërisë në OSBE," tha ai.
Tsereteli theksoi se Asambleja Parlamentare e vlerëson vëmendjen që Presidenca Sllovake tregon ndaj Shqipërisë dhe se do të vazhdojë të ndjekë zhvillimet në Shqipëri.



