Blushi: Votimi ekektronik është plotësisht i mundshëm

Blushi: Votimi ekektronik është plotësisht i mundshëm

Në debatin për votimin dhe numërimin elektronmik është përfshirë edhe deputeti dhe themeluesi i LIBRA Ben Blushi  Sipas ish-deputetit socialist votimi elektronik është zgjidhja e kërkuar nga shqiptarët dhe është plotësisht e mundur.

Në fjalën e tij në Kuvend, Blushi ka kritikuar ashpër Partinë Socialiste e cila sipas tij nuk pranon votimin elektronik për arsye që dihen tashmë. Sipas tij është absurd fakti se edhe pse votimi dhe numërimi elektronik do të thotë më pak shpenzime për zgjedhjet, sërish ky fakt nuk pranohet nga PS.

Për deputetin Blushi argumentat e PS-së nuk qëndrojnë, duke shtuar se koha është e mjaftueshme për të implementuar votim elektronik.

“Çështja është nëse e meritojnë shqiptarët apo jo. E pse nuk paska kohë për të bërë votimin elektronik? Zgjedhjet janë investimi më i madh në Shqipëri. Pse janë kaq para që financohen, kur mund të shpenzohet më pak duke e kthyer atë elektronik. Është plotësisht e mundur. Edhe diçka për shqiptarët, kush e pranon këtë që kundërshtari të numërojë votat e kundërshtarëve. Ja pra këtë bëni ju, caktoni arbitrat e gjitha ndeshjeve. Unë mendoj se është plotësisht e mundshme, që për 3 muaj të ketë vëzhgues elektronik për zgjedhjet. Është kosto më e ulët dhe shqiptarët do të shprehin vullnetin e tyre. Nuk po i hyjmë këtu që të dyja palët i tradhëtuar emigrantët. Ata kanë të drejtën e votës dhe ishte plotësisht e mundshme.” u shpreh Blushi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy