Vendimi i dënimit për gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, nga një gjykatë në Greqi, është autentik dhe kërkesa e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, për të pushuar çështjen penale ndaj saj, është kontradiktor. Kallëzuesja Adriana Kalaja ka akuzuar Prokurorinë e Posaçme për mënyrën sesi ka vepruar për t’i dhënë fund një procedimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka.



