PD përmes kryetarit të saj, Lulzim Basha ka kujtuar sot Lëvizjen Studentore të 31 viteve më parë, e cila rrëzoi regjimin komunist.
Përmes një mesazhi në rrjete sociale, Basha shkruan se 31 vite më parë kjo ditë shënoi ndarjen përfundimtare të së shkuarës nga e ardhmja, duke ndryshuar përgjithmonë historinë e Shqipërisë.
8 Dhjetori 1990, është dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja dhe ndryshoi përgjithmonë historinë e Shqipërisë.
31 vite më vonë, thirrja për Shqipërinë si gjithë Europa mbetet një kushtrim për të përmbushur amanetin e të rinjve dhe të rejave që sakrifikuan për liri e demokraci, si dhe për të mbajtur gjallë forcën, guximin dhe idealet e Dhjetorit ‘90, përballë një tjetër diktature, që po varfëron dhe largon bijtë dhe bijat e shqiptarëve, atë të korrupsionit.
Gëzuar 8 Dhjetorin!



