Karanxha: Shpërdorimi i parave të buxhetit ka sjellë protestën, pasuria kombëtare është shkatërruar (VIDEO)

Karanxha: Shpërdorimi i parave të buxhetit ka sjellë protestën, pasuria kombëtare është shkatërruar (VIDEO)

Avokati Ervin Karanxha, e cilëson të turpshme shkatërrimin e dokumenteve të pronave.

 

Duke folur lidhur me protestat kundër resortit në Zvërnec, Karanxha deklaroi për “MCN Live” shpërdorimi i parave të buxhetit në të gjithë sektorët ka sjellë këtë protestë.

 

Sipas tij, jepen pasuri dhe shpërdorohen, duke shtuar se pasuria kombëtare është shkatërruar.

 

Erdhi investitori, ti i thua shko në gjykatë, te cila gjykatë do shkojë investitori, pa u zgjidhur çështja e pronësisë. Ti si shtet duhet të jesh i interesuar si palë. Avokati i Shtetit ka patur rol pasiv. Pse u bë protesta. Ke probleme me pronësinë. 

 

Është politika e gabuar që nuk i thith investimet. Kjo është një protestë ku pjesa dërrmuese është rini. Media do ishte mirë ta raportosh ngjarjen siç është. Qëndrueshmëria e tyre më kujton protestat e vitit 1992. Nuk kishte polici fare. 

 

Kjo nuk është thjesht protestë e të rinjve, por ka shumë njerëz që dalin se janë shpërdoruar paratë e buxhetit të shtetit. Dhe shpërdorimi i parave në të gjithë sektorët ka sjellë këtë protestë. 

 

Qëllimi nuk është investimi, investimi është për njerëz të caktuar për interesa të caktuar. Jepen pasuri dhe shpërdorohen, ku është transparenca? Pasuria kombëtare këtu është shkatërruar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy