Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, thotë se pluralizmi funksional në Shqipëri është reduktuar dhe duke u reduktuar nuk kemi komponentët funksional në jetën politike dhe parlamentare, si dhënia e llogarisë, kërkesa e llogarisë, transparenca, të cilët mungojnë në 3-4 vite.
Duke folur për MCN Live, Çipa deklaroi se kemi një situatë që buron nga pushteti i Kryeministrit dhe opozita që vazhdon e pa formalizuar prej dy vitesh dhe se në situatën e sotme edhe Sali Berisha është i pa formalizuar.
Sipas tij, opozita do të kishte shumë arsye për të pasur një aksion të posaçëm për zhbllokimin e kësaj situate por nuk po e bën diçka të tillë.
Unë mendoj që Berisha nuk e bën dot përballjen me shumicën, se nuk ka unitetin e opozitës. Dhe ky unitet, kërkon tejkalimin numerik të pozitës.
Nga blloku opozitar janë projekte thjesht verbale. Aksioni politik i kohëve të fundit, është thjesht një ripërsëritje e anarkisë politike të tranzicionit, bjerrje e besimit publik për një opozitë që duhet të përkojë me besimet e shoqërisë.
Sa i takon partneritetit ndërkombëtar, jetojmë në kushtet e një integrimi të detyrueshëm.
Nëse Sali Berisha është non grata në dy shtete kyçe të partneritetit ndërkombëtar si SHBA dhe Britania e Madhe, nuk mund të lozet me opsionin që e ka zgjedhur shumica.
Shqipëria ka sjellje të kalimit në sjellje parapolitke dhe parashoqërore, shpesh edhe të mendësisë tribale të vendit. Duhet funksionalizimi i opozitës si strukturë.



