Pas ngjarjes tronditëse të ditës së sotme ku ish-bashkëshorti vrau me dy plumba Gjyqtares së gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Fildes Hafizi ka reaguar ministria e Drejtësisë dhe ministri Gazmend Bardhi.
Sipas tij krimi i sotëm vjen si një këmbanë alarmi për shoqërinë shqiptare. “Ministri i Drejtesise z. Gazment Bardhi i shpreh ngushellimet e sinqerta familjes se gjyqtares se ndjeje, dhe kerkon me force denimin maksimal ndaj autorit te kesaj ngjarje te rende kriminale.
Vrasja e nje nene nga ish-bashkeshorti I saj, eshte kembane alarmi per shoqerine shqiptare. Mbrojtja e saj ka qene detyrim per autoritetet Pergjegjese, te cilat sot duhet te nxjerrin me urgjence pergjegjesite e tyre dhe mbajne pergjegjesine per mosveprim.
Humbja e nje gjyqtarje profesioniste, eshte humbje per sistemin e drejtesise.
Shprehim edhe njehere ngushellimet tona per familjen dhe Zoti qofte me ta ne keto momente te veshtira,”-përfundon mesazhi i ministrisë së Drejtësisë. Gjyqtarja e ndjerë është kërcënuar edhe herë të tjera nga ish-bashkëshorti por sot sherri mes tyre degradoi në vrasjen e saj.



