Berisha: McGonigal ka pranuar fajësinë për dosjen shqiptare. Kjo do të thotë se Edi Rama është fajtor

Berisha: McGonigal ka pranuar fajësinë për dosjen shqiptare. Kjo do të thotë se Edi Rama është fajtor

Kreu i Rithemelimit Sali Berisha deklaroi sot se McGonigal ka pranuar fajësinë për dosjen shqiptare, çka sipas tij do të thotë se kryeministri Rama është fajtor. 

Lajm është sot, McGonigal ka pranuar fajësinë për dosjen shqiptare. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se Edi Rama është fajtor. Se e kanë të ndarë përgjysëm, njëri ka dhënë ryshfet, tjetri ka marrë ryshfet. Njëri ka kërkuar licencës, tjetri ka hequr licencë. Njëri ka kërkuar shërbime kundër opozitës, tjetri ka manipuluar dosjen. Pra, faktet janë përvëluese për Edi Ramën dhe në mos gabohem, sot në ora tetë të darkës me orën tonë dhe orën 2 me orën e Uashingtonit, McGonigal dorëzohet. Së bashku me të, edhe Edi Rama. Ky është zhvillimi dhe kjo është një histori, e cila ka një aspekt tmerrësisht poshtërues për Shqipërinë. Aspekti poshtërues për Shqipërinë është se edhe pse Edi Rama, Dorian Duçka, Agron Neza janë nën hetim, Gjiknuri, kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi, këta janë të gjithë në hetim dhe në Shqipëri nuk guxohet me hapë një hetim”, tha Berisha. 

A nuk është ky mohim total i shtetit? Në cilin vend të botës ndodhin këto? Unë u them vetëm kaq, licenca e hequr një kompania mikse, austriake, ruse, do i kushtojë Shqipërisë deri në 300 milionë euro gjobë. Dhe kujt iu dha? Një kompanie të miërëfilltë të Gazpromit, që thuhet se është Deripaska pas saj. Pra, për të gjitha këto, prokuroria shqiptare është zero. Nuk guxon të nisë qoftë edhe një hetim. Dhe kërkesën për këtë e ka refuzuar. Ne përsëri do e dërgojmë. Ne kërkuam krijimin e komisionit hetimor parlamentar. Ne do e dërgojmë në SPKA çështjen. Por, çdo gjë që ka lidhje me Edi Ramën, bllokohet dhe hidhet poshtë”, shtoi ai. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy