Tabaku rendit 3 arsyet e rritjes së çmimit të karburantit: Privim nga konkurrenca e ndershme

Tabaku rendit 3 arsyet e rritjes së çmimit të karburantit: Privim nga konkurrenca e ndershme

Deputetja demokrate Jorida Tabaku rendit arsyet kryesore të rritjes së çmimeve të karburanteve në një shkrim me titull “Përballë një marrëveshjeje të pandershme të korrupsionit!”

Tabaku thotë se në sesionin e kaluar, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike shënoi një fitore duke mbyllur bordet e naftës dhe duke luftuar kundër oligarkisë së naftës që ka dominuar për shumë vite.

Arsyet se pse ende ndihemi nën hijen e çmimeve të larta të karburantit, deputetja opozitare i rendit me tre pika:

1. Kartelat e Krijuara: Oligarkia e naftës ende e dominon lojën e tregut dhe ka krijuar një fushëveprim të ndërlidhur të interesave të saj. Këto kartele shmangin ligjet dhe vendosin çmimet sipas dëshirës së tyre.

2. Taksimi socialist: Detyrim për Ju, Fitim për Të Tjerët (Oligarkët): Qeveria dhe oligarkia punojnë së bashku në një ortakëri të mjerueshme.

Ndërkohë që ju shihni çmimin e naftës rritur, më shumë se gjysma e çmimit është e justifikuar me taksa të larta që merren nga xhepat tuaj. Thënë shkurt, keni të bëni me një marrëveshje që e shfrytëzon juve për të pasuruar ata.

3. Shfrytëzimi i Kursit të Këmbimit: Edhe pse transaksionet për naftën bëhen në dollarë, çmimi rritet në monedhën tuaj lokale. Ky truk shfrytëzohet për të fituar edhe më shumë.

Kompanitë e oligarkisë përfitojnë nga rritja e çmimit dhe kursi i këmbimit, duke u dhënë mundësinë për të fituar dy herë më shumë.

Sipas saj, këto arsye janë shqetësuese dhe po e kthejnë ekonominë tonë në një kurth, duke na privuar nga konkurrenca e ndershme dhe e drejtë në treg, ku vetëm disa të pasur po përfitojnë, ndërsa shumica e pëson.

Tabaku thotë se gara e tregu i lirë është zgjidhja, konkurrenca e meritokracia, eliminimi i barrierave e rritja e numrit të kompanive dhe politika fiskale në shërbim të sipërmarrjes.

Përqendrimi vetëm në pak duar e ka ngushtuar hapësirën e kompanive për të vepruar. Rikthimi i besimit te institucionet, rigjallërimi i ekonomisë dhe hapja janë zgjidhja qoftë në biznes e qoftë në politikë.

Sot pak duar kanë kapur prej fyti shumicën, meritokracia nuk vlerësohet e ne duhet ta ndryshojmë këtë! Ta ndryshojmë kënetën politike e ekonomike për të shkuar përpara dhe ndryshuar realitetin!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy