Shkullaku: Korrupsioni i qeverisë Rama nuk krahasohet me asnjë qeveri tjetër në vend, as në Ballkan madje

Shkullaku: Korrupsioni i qeverisë Rama nuk krahasohet me asnjë qeveri tjetër në vend, as në Ballkan madje

“Korrupsioni i qeverisë Rama nuk krahasohet me asnjë qeveri, as në Ballkan madje”. Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme në “Të Paekspozuarit” në MCN TV analisti Armand Shkullaku.

Sipas tij mënyra se si i kundërvihesh një qeverie qoftë edhe nëpërmjet forcës nuk është e destinuar të dënohet apriori, por dënohet kur bëhet për qëllime të ngushta. Shkullaku po ashtu shtoi  se vullneti dhe forca popullore janë të vetmet armë që edhe ndërkombëtarët të respektojnë.

Pjesë nga diskutimi:

Sejamini: Si mund të ndaloheshin zgjedhjet, me konfrontim fizik?

Çani: Po, po.

Shkullaku: Siç e nisën.

Sejamini: Ky do të ishte skandal dhe s’do fitonte asgjë.

Çani: O do bëhesh i fortë deri në fund ose nuk mund të bëhesh dhe i fortë dhe i butë.

Sejamini: Një parti politike s’mund ti bëjë këto vepra se nuk e lejon kush.

Shkullaku: Një parti politike për 24 orë ka djegur kryeministrinë, ka djegur kryesinë e Kuvendit, ka pushtuar televizionin publik dhe kjo parti politike pas 4-5 vitesh erdhi në pushtet.

Sejamini: I bënë, por ngelën me 200 veta te selia, u izolua. Korrupsioni i qeverisë Nano arriti në shifra të pabesueshme.

Shkullaku: Korrupsioni i qeverisë Rama në këto nivele që ka arrtitur nuk krahasohet me asnjë qeveri, as në Ballkan po deshe. Mënyra se si i kundërvihesh një qeverie, forca nuk është e destinuar të dënohet apriori, dënohet kur bëhet për qëllime të ngushta dhe pa objektiv në fund. Në 2001-shin, PD thuajse i fitoi zgjedhjet, u ndanë mandate me gjykatë, u kap ministri i Brendshëm, Luan Rama me kuti votimi. Berisha përveç grushtit të shtetit në këtë periudhë kishte në kurriz edhe 97-ën. Ai i hëngri kokën dy kryeministrave socilaistë. Vullneti dhe forca popullore janë të vetmet armë që edhe ndërkombëtarët të respektojnë. Nëse ti thua do bëj të fortin dhe me një telefon me një deklaratë të një ambasadori kthehesh aty ku ishe humbet dhe respektin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy