Kryeministri Edi Rama vijoi sot në Peshkopi turin e takimeve për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj vendor në 61 bashkitë e vendit.
Kreu i qeverisë theksoi se PS është një trup që rritet vazhdimisht dhe ka nevojë për gjak të ri.
PS është një trup që ka nevojë të rritet vazhdimisht. Ka nevojë vazhdimisht për gjak të ri, për energji të reja. Ne edhe këtë herë e kemi filluar menjëherë pas zgjedhjeve të shkuara. U ulëm për të lexuar rezultatin. Nuk është e rastësishme që këtë herë procesi i zgjedhjeve në parti është ndryshe. Ka një risi, si rezultat i një analize dhe debati të brendshëm. Është e rëndësishme që ta fuqizojmë cilësinë e jetës në PS. Të rrisim shkallën e përgjegjësisë në anëtarësi”.
Rama e konsideroi si jo të mirë rezultatin e PS në Dibër, ku nuk u arrit objektivi për tre mandate.
Duhet të rimarrim ato 3 mandatet tona që na takojnë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Se ne jemi këtu për një rrugë të gjatë e për të arritur gjithë objektivat që i kemi vënë vetes”, u shpreh Rama”.



