Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i ka dorëzuar ‘dosjen e zezë’ të 25 prillit delegacionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR.
Në dosjen e saj, LSI ka hedhur pretendimet e saj për zgjedhjet e 25 prillit, problematikat e evidentuara dhe faktuara gjatë procesit të votimit dhe numërimit.
09:54-Delegacioni i OSBE/ODIHR takim me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin
Pas takimeve që delegacioni i OSBE/ODIHR, po zhvillon ditëve të fundit me krerët më të lartë të partive politike në vend, pjesmarrëse në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, sot kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ka rradhën e takimit me delegacionin e vëzhguesve zgjedhor.
Mësohet se takimi mes Kryemadhit dhe po zhvillohet te zyrat e LSI. Ky takim vjen pas zgjedhjeve të 25 prillit, ku fitoi Partia Socialiste me 74 mandate.
OSBE/ODIHR ka publikuar raportin paraprak për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ku ka evidentuar disa problematika, kryesisht me shit-blerjen e votave, ndërsa pritet që të nxjerrë raportin final për të parë nëse do t’i njohë apo jo zgjedhjet.



