Zyrtarja e BE-së nis peticionin online për liberalizimin e vizave për Kosovën

Zyrtarja e BE-së nis peticionin online për liberalizimin e vizave për Kosovën

Kati Schneeberger, këshilltare lokale e Bashkimit Evropian, ka nisur dje një peticion online për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Schneeberger duke kërkuar që të ndalet izolimi i Kosovës ka thënë se ka ardhur koha që liberalizimi të ndodhë dhe kosovarët të ndjehen të barabartë me qytetarët evropianë.

Mos e izoloni Kosovën. Tani është koha. Të drejta të barabarta për qytetarët e Kosovës si për qytetarët e BE-së. Të drejta të barabarta për të gjithë evropianët. 

Ndërkaq, iniciativa e nisur në change.org, është përkrahur edhe ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek.

Lunacek, e ka quajtur iniciativë të rëndësishme nismën e Schneerberger.

“Një iniciativë e rëndësishme, ju lutem nënshkruajnë dhe shpërndajeni: Qytetarët e Kosovës nuk duhet të jenë më të përjashtuar nga mundësia për të vizituar shokët dhe familjet në BE.

Përkundër se Kosova ka dëshmuar për përmbushjen e të gjitha kushteve, liberalizimi i vizave vazhdon të kundërshtohet nga dy anëtare të BE-së – Franca dhe Holanda. Liberalizimi i vizave për të gjitha vendet e tjera të Ballkanit si dhe për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë është realizuar qe disa vite. Koha është që edhe qytetarët e Kosovës, të kenë mundësinë që të hyjnë në BE pa nevojë për të aplikuar për viza. Ndërkohë, hyrja pa viza është e mundur për të gjithë qytetarët e BE-së në Kosovë. Ky trajtim i pabarabartë duhet të marr fund. Qytetarët e Kosovës nuk duhet të jenë më të izoluar. Prandaj, bëjmë thirrje për një vendim për liberalizimin e vizave për Kosovë në samitin e radhës të BE-së, në qershor 2022”, thuhet në arsyetimin e iniciativës.

Ndryshe, Parlamenti Evropian për vite me radhë ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën dhe nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në rastin e Kosovës, Parlamenti ka dhënë edhe pëlqimin e nevojshëm pas rekomandimit të Komisionit Evropian.

Por, qëndrimet e Parlamentit Evropian nuk janë ligjërisht obliguese për vendet anëtare të BE-së. E, vendimet përfundimtare miratohen në Këshill pikërisht nga shtetet anëtare.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy