Kuvendi për shkarkimin e Metës/ Ironizon Vasili: Pupacë, e duam votimin me unanimitet

Kuvendi për shkarkimin e Metës/ Ironizon Vasili: Pupacë, e duam votimin me unanimitet

Në kohën kur Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot për të diskutuar mbi shkarkimin e Presidentit të vendit Ilir Meta, ka ardhur edhe reagimi i parë nga LSI.

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në një postim në rrjetet sociale ironizon Kuvendin dhe thotë që votimi për shkarkimin e Metës duhet të bëhet me unanimitet.

“Pupace aman mos na zhgenjeni sot. E duam shkarkimin me unanimite”, shkruan Vasili.

POSTIMI I PLOTE

Pupacë aman mos na zhgenjeni sot.

E duam shkarkimin me unanimitet.

Pupacë jeni që jeni futini një votim dhe zgjatjani mandatin vetes një vit a dy vjet a pesë vjet.

Si mund të ikni dhe ti lini reformat pambaruar ju, aman se ne juve ju kemi shpresën e vetme për negociatat.

Përpara karavidhe mos ndaloni, atdheu tek ju i ka sytë”.

Për shkarkimin e kreut të shtetit duhet që të jenë në të njëjtin mendim së paku 94 deputetë.

Aktualisht, socialistët në Kuvend kanë 74 mandate, 3 vota të tjera janë të garantuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy