Kreu i OSBE-së nga Elbasani: Kemi besim te një hetim i shpejtë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit (VIDEO)

Kreu i OSBE-së nga Elbasani: Kemi besim te një hetim i shpejtë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit (VIDEO)

Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco, i pranishëm sot në Elbasan, zhvilloi disa takime pune me Drejtorinë e Policisë së Qarkut, kryetarin e Bashkisë dhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare.

“Së pari, dua t’ju falënderoj shumë për vëmendjen që po tregoni. Unë u prita shumë mirë nga Kryetari i Bashkisë. Kjo është vizita e parë zyrtare që po bëj në një bashki jashtë Tiranës. Me Elbasanin kemi një bashkëpunim afatgjatë. Sikurse e përmendi edhe Kryetari i bashkisë, ne diskutuam gjerë e gjatë për Këshillin Vendor për Sigurinë Publike dhe për kontributin që ky organ i rëndësishëm këshillimor jep në jetën politike, sociale dhe ekonomike të qytetit. Gjithashtu, diskutuam edhe për rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në debatet që lidhen me sigurinë. Puna me rininë është përparësi e Prezencës së OSBE-së, pasi çon në një shoqëri më gjithëpërfshirëse, më të drejtë, si edhe ka ndikim në qeverisjen e bashkive, duke filluar nga Elbasani. Po ashtu, diskutuam për rolin e grave. Mësova me kënaqësi që shkalla e punësimit të grave është shumë e lartë këtu në Elbasan. Fuqizimi i grave është përparësi e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.”, tha ai.

Ai nuk la pa përmendur edhe vrasjet që kanë tronditur Elbasanin muajin e fundit.

Sipas tij OSBE-ja reagoi fill pas vrasjes në Elbasan, ku u bë një deklaratë se duhet pasur besim te drejtësia sepse kështu funksionon demokracia.

“Mendoj se të gjithë e kemi lexuar raportin e ndërmjetëm të OSBE/ODIHR-it. Kur flasim për ankesat për procesin zgjedhor dhe ngjarjet kriminale që ndodhën gjatë procesit zgjedhor nuk më takon mua të gjykoj. Unë kam plotësisht besim tek autoritetet gjyqësore shqiptare. Siç ju kujtohet, ditën pas vrasjes në Elbasan, përpara zgjedhjeve, ne bëmë një deklaratë shumë të qartë dhe kemi besim te një hetim i shpejtë dhe se gjyqësori do të bëjë atë që duhet bërë. Kështu funksionon në demokraci. Ne jemi këtu për të mbështetur Shqipërinë”, tha ai nga takimi.

Ndër të tjera ai theksoi se OSBE-ja ka trajnuar më së miri efektivët e Policisë së Shtetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy