Anëtarësimi në BE, Shqipëria nis negociatat për grupin e kapitujve themelorë

Anëtarësimi në BE, Shqipëria nis negociatat për grupin e kapitujve themelorë

Pas hapjes së negociatave në korrik, Shqipëria ka nisur negocimin e grupit të kapitujve themelorë, me fokus Kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”, puna për koordinimin e të cilit është në përgjegjësinë e Minisitrisë së Drejtësisë. 

Grupi negociator shqiptar kryesohet nga Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja znj. Majlinda Dhuka. Në përbërje të tij është zv/Ministrja e Drejtësisë dhe negociatorja për kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore” znj. Adea Pirdeni si dhe përfaqësues të institucioneve shqiptare të sistemit të drejtësisë, përgjegjëse në fushën e luftës kundër korrupsionit dhe të drejtave themelore. 

Takimi i sotëm u fokusua, ndër të tjera, në shpjegimin e standardeve të legjislacionit të Bashkimit Evropian lidhur me garantimin e një mbrojtje gjyqësore efektive, politikat antikorrupsion, mbrojtjen e të dhënave personale, mosdiskriminimi, të drejtat e fëmijëve, liria e medias, etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy