Për politologun Ilir Kalemaj, fjalimi i Sali Berishës ishte i përgjithshëm dhe pa objektiva të qartë.
Nga studio e MCN Live, Kalemaj tha se nuk ka qartësi mbi objektivat politikë të protestës.
Kush është objektivi politik? Rrëzimi i qeverisë Rama, thirrja për qeveri teknike apo zgjedhje të parakohshme.
Vetëm me këto tre mënyra që ndërpritet pushteti i Ramës. Ajo që tha Meta se shkon në SPASK Rama, është çështje e drejtësisë.
Në vijim të objektivit politik është kush do jetë plani i protestave, apo do kemi thjesht xhiro në bulevard.
Apo protesta të akteve të mosbindjes.



