
Bora Muzhaqi, një prej kandidateve të PS në Tiranë u shpreh mbrëmjen e sotme në emisionin “Arnautistan” në MCN TV lidhur me ndryshimin mes PD dhe PS.
Sipas saj dy partitë më të mëdha në vend ndryshojnë si në aspektin e lidershipit të të dy partive, por edhe çfarë dëshirojnë ato të bëjnë me Shqipërinë.
“Unë shoh PS me një program realist që është vazhdim i reformave që janë kryer deri tani, bazuar në analiza. Ndërkohë nga ana tjetër shoh PD me një program që nuk është program, janë premtime që për mua si ekonomiste nuk bëjnë sens fiskal dhe janë të paarritshme”, tha Muzhaqi.
Pjesë nga intervista:
Cili është ndryshimi mes PD dhe PS?
Muzhaqi: Unë personalisht e shoh shumë ndryshimin. Si në aspektin e lidershipit të të dy partive, por edhe çfarë dëshirojnë ato të bëjnë me Shqipërinë. Unë shoh PS me një program realist që është vazhdim i reformave që janë kryer deri tani, bazuar në analiza. Ndërkohë nga ana tjetër shoh PD me një program që nuk është program, janë premtime që për mua si ekonomiste nuk bëjnë sens fiskal dhe janë të paarritshme.
Çmendoni për një persona që quhet Lulzim Basha?
Muzhaqi: Sapo ju përgjigja pyetjes.



