Gratë në qeveri, Tomorri: Të paktën 3 ministre janë hetuar për korrupsion, kanë shpëtuar me procedurë

Gratë në qeveri, Tomorri: Të paktën 3 ministre janë hetuar për korrupsion, kanë shpëtuar me procedurë

Qeverisjen në mandatin e tretë të qeverisë “Rama 3” gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri thotë se e sheh si operacion makiazhi të kryeministrit Edi Rama për të krijuar sensacion për sytë e botës. Nga emisioni “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Tomorri tha se nuk është dakord me pjesën që gratë janë më pak të prirtura për korrupsion, ndërkohë që shtoi se të paktën tre ministre të qeverisë “Rama 3” janë hetuar për korrupsion në tendera, por kanë shpëtuar me procedurë.

“Këtu nuk ka një qeverisje normale e cila funksionon mbi bazën e politikave, strategjive dhe vizionit që vjen nga ekspertët, por ka një qeveri ku kryeministri mendon se duhet të bëjë disa gjëra dhe i bën. Ky është një problem shumë i madh që ka lidhje dhe me praninë e grave në qeveri, të cilin e shikoj si operacion të mirëfilltë makiazhi dhe ky është stili i kryeministrit që kërkon të bëjë sensacion për botën. E bën këtë për të treguar që Shqipëria është e emancipuar, por ne e dimë si është Shqipëria dhe nuk jam dakord me pjesën që gratë janë më pak të prirura për korrupsion. Në qeveri janë të paktën 3 ministre gra që janë hetuar për korrupsion në tendera por kanë shpëtuar me procedurë sepse është gjetur fajtor sekretari i përgjithshëm sepse janë bërë ustallarë këta tani dhe vënë ata poshtë që të firmosin. Dhe kështu shpëtojnë për procedurë dhe që me gratë qeveriset me mirë është një mit. Këtë qeveri e shoh si listë dëshirash kaotike”, tha Tomorri.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy